![]() |
||||||||||
Lexo Kur'an
Falenderimi i takon Allahut xh.sh tek ai falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij. "O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!" (Ali Imran: 102 Allahu nuk do t’i krijonte njerëzit shkel e shko e as qe do t’i lente mbi tokë të paudhëzuar. I menqur është ai qe din urtësinë e ekzistencës së tij, e vazhdon dhe zhvillon jeten me mëndjehollësi, e len këtë botë mbrapa vete pa u nënshtruar e përbuzur. Qysh heret në histori njerëzit I kanë munduar këtu pytje: nga kemi ardhur? Si jetojmë? E ku do shkojmë? Është e vertetë se shumë prej njerëzve nuk janë interesuar për përgjigjjet e këtyre pyetjeve, dolen nga kjo botë ashtu sikur erdhen pa ditur asgjë.!! Kurse disa njerëz tjerë e lodhen veten e tyre duke hulumtuar për të vëretën, kaluan tërë jetën e tyre e nuk arritën ta gjejnë atë, apo kanë arritur deri tek ndonjë resolutë, ku menduan se ajo është për të cilen kan hulumtuar, e kurse mes tij dhe të vërtetës ka me mijëra mila. Një pakicë e tyre kanë arritur në periferi të vërtetës,u mishnuan më të dhe gjetën prehjen në të. Mirëpo Allahu nuk la robët e Vet në këtë konfuzitet. Ai është shumë më i Mëshirëshëm për ta se sa ti len në dorë të fatit, në atë mënyrë që ata të pengohen në përpjekjet e tyre për ta arritur të vërtetën. Për atë Allahu dërgoi të derguar nga ana e Tij, të cilët barten të vërtetën tek njerëzit, ata e shpjeguan këtë çështje pa ndonjë vështirësi e pandonjë kompleksivitet. Më këtë ata ndihmojnë të mençurit por edhe ata qe janë më pak të urtë ku për të arritur ta dinin një gjë të tillë do shpenzonin me dhjetra vite për të ditur sekretin e jetës. Kështuqe ndoshta dikush ndoshta do humbej fare, e dikush do ndahej nga ajo udhë, e dikush ndoshta do të arrinte ta njihte një sinjal të vërtetës e ata janë të pakët. Është e vërtet se Allahu prej se ekziston jeta dhe të kuptuarit dërgoi pejgamber qe ti njoftonte ata më Vetën e Tij, tu shpjegon qëllimin e krijimit të tyre, e po ashtu ua kujton edhe rrjedhën e tyre se ku do përfundojnë ata dhe bota si dhe i përgëzon mirëberësit më shpërblime kurse keqbërësit i kërcnon me denim. Kështu i thotë Allahu të derguarit të Vet Muhamedit a.s : “Vërtetë ti je tërheqës vrejtje. Ne të derguam ty me të vërtetën, sihariques e tërheqës vrejtje, e nuk ka ymmet-popull- qe nuk i kemi dërguar tërheqës (pejgamber) vrejtje” Fatir 23-24 Kur’ani është zëri të vërtetës më të cilën është ndërtuar toka e qiejt. Kuptimet e tij janë rreze në të cilat reflektohen kuptimet e shpalljes së lartë hyjnore. Më këtë shpallje u ballafaquan të parët dhe të mbramit. Përmes këtyre kuptimeve arriten të gjithë ata qe deshën të dijnë të vërtetën se nga erdhen ? E si jetojnë? dhe ku do shkojnë? Është e vërtetë se Kur’ani fisniik nuk ka zbritur për vëtëmse para 14 shekujve edhe pse kuptimet e tij të vjetra-të reja në të janë përmbledhjet e shpalljeve të mëparshme, këshillat e drejtuara njerëzimit qysh nga agimi i historisë. Kur’ani është përmbledhje e urtësive të mëdha, të cilat tingëlluan në veshët e popujve në kohëra të ndryshme. Në të shofim një eksponim të përpikt të udhëzimeve qiellore për të cilat pati nevojë toka përgjat brezave të kaluar. Për atë ai është përmbledhje e të vërtetave të pandryshuara e skjarues i kujdesit hyjnore ndaj robëve të Tij prej se u krijuan e deri sot e derisa të mbaroj kjo botë. Lidhur ë këtë të vërtet thotë Allahu xh.xh duke theksuar disa këshilla të Tij.: “ Vërtetë kjo ( që thotë Kur’ani) ishte në fletushkaat e para( shpalljet e ndryshme të pejgamberëve). Fletushkat e Ibrahimit dhe Muses.” El ealaa 18-19. Dhe thotë pasiqe të këtë treguar historinë e popujve dhe të pejgamberëve të kaluar dhe përmbledh shenimet për një numër të madh të tyre : “Edhe në këtë (ngjarje) ka argumente, po shumica e tyre nuk u bënë besimtarë. E Zoti ytë është padyshim i plotëfuqijshmi dhe i mëshirëshmi. E edhe ai (Kur’ani) është shpallje e Zotit të botëve. Atë e solli shpirti besnik (Xhibrili). E solli në zemrën tënde, për të qenë ti prej atyre që tërheqin vrejtjen (pejgamber). (të shpallem )Më gjuhë të kulluar arabe. Dhe se ai (Kur’ani ) është i përmendur edhe në librat e mëparshëm.” Esh-shuaraa 190-196 Kurse kur flet për shkatërrimin e popujve të mëparshëm thotë: “Për arsye se kur u thuhej atyre: Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, ata e mbanin vetën lartë. Dhe thoshin: “ A do ti braktisim ne zotat tanë për një poet të çmendur? Jo por ai u solli të vërtetën dhe vërtetoi të derguarit e parë.” Es-safaat 35-37E pejgamberi që erdhi më këtë libër e dinte se po përtrintte dinin-fenë, ai restauroj pjesët që ishin rrënuar, sqaroj simptomet e shenjat që ishin shlyer, prandaj edhe thotë pejgamberi a.s: “ Ua solla dinin-fenë, të pastër e të çiltër, e sikur Musa të ishte gjallë tash, nuk do bënte ndonjë gjë tjetër përvetëmse do të ndiqte rrugën time” Vërtetë, sikur Musa a.s të ishte gjallë nuk do bënte tjetër vetëmse do ndiqte rrugën e tij( Muhamedit a.s). E njëjta gjë është edhe për pejgamberët tjerë, ngase pejgamberi i fundit erdhi qe të zbatoj thesarin e atyre qe i paraprinë atij në këtë botë, erdhi qe të ndërtoj mbi bazat e thesarit të e tyre atë që përputhet më qëllimet e tyre. Libri i tij është libri më i përpikët qe tregon se si u tha Nuhi a.s poopullit të vet, e si u tha Ibrahimi a.s popullit të vet si dhe çka i tha secili pejgamber popullit të vet duke e udhëzuar. Vërtetë Kur’ani është udhëzim për tërë jetën. Nëse argumentet e universit janë argumente qe heshtin, njerëzit nxjerrin nga to gjykime e ide e mësime, argumentet e Kur’anit janë argumente qe flasin, njoftojnë njerëzit me Zotin e tyre si dhe udhëheqin ata. Allahu xh.xh i krijoj njerëzit në këtë univers gjigant, i bëri ata të jetojnë në një pjesë të këtij universi, atyre u dha urtësi e mëndjemprehtësi të etshme për të dijtur atë qe e rrethon dhe atë qe është largë tij. Zoti nuk i la në konfuzitet e të humbur qe të shkapetën në një sferë të paudhëzim. Asesi nuk i la pa udhëzues të qetë qe do ti udhëzonte më mirësi e experiencë në rrugët e ndryshme e qe nuk do ti humbte e as nuk do habitej. Po vërtetë ata kanë me vete udhëzimin e Zotit të cilin e bartën brez pas brezi pejgamberët, të cilët dhanë përpjekjet e tyre gjatë jetës qe ti mësonin e udhëzonin njerëzit. Ky udhëzim shoqëroi njerëzimin qysh nga agimi i historisë së tyre, ky udhëzim më vonë u shkallëzua në forma e metoda të ndryshme përgjatë historisë derisa përfundoj në këtë formë stabile në librin e mrekullueshem. Kështu iu shkrue amëshimi këtyre udhëzimeve, të mbesin përherë fanarë ndriçues i të vërtetës dhe garantues i udhëzimit . Ai qe e krijoj jetën më plotë sekrete, nuk e la atë enigma të pazberthyeme për ata që kalojnë në të, për atë bëri qe feja të jetë çelësi qe hap dhe dëshifron këto enigma. Ai bëri Kur’anin burim feje të përmbledhë të gjitha mësimet e Tij prej ezelit-nga fillimi ii krijimitt deri në përfundim.. Përputhshmëria e Kur’anit më të vërtetat e universit është e vërteta e pamohueshme ngase Zbritesi i Kur’anit njehërit edhe Ai qe i bën retë të levizin. Është e pamundëshme të ketë konfrontim mes të vërtetave të Kur’anit dhe të vërtetave të universit, ashtu sikur është e pamundëshme të konfrontohet fjala e të dijshmit dhe vepra e tij. Realiteti është se Kur’ani është shprehje eAllahut (krijese qe flet), kurse universi gjigant është një Kur’an tjetër qe heshtë, qe të dy dalin nga një esencë dhe qe të dy kanë një qellim. Ndoshta këtu qëndron sekreti i betimeve të Allahut qe theksojnë këtë kuptim në thënjët e Tij: “Betohem në shuarjen (përendimin) e yjëve. E ai është betim i madh, sikur ta dini. Se më të vërtetë ai është Kur’ani i famshëm. Është në një libër të ruajtur. Atë nuk e prekë kush, vetëm të pastrit. Është i zbritur prej Zotit të botëve.” Elvakiah Betimi në këto planete në këtë univers të gjerë, në të cilin lindin e përendojnë, është një shenjë qe tregon vendin e lartë të Kur’anit qe ne duhet kemi rrëspekt të veçant për të! Sikur është një univers tjetër më kuptime të gjëra e gjithëpërfshirëse pran botës materiale në të cilën jetomë. Ky betim është përseritur në forma të ngjashme në suret tjera. Betimi ishte edhe në krijesat e Allahut që shifen e nuk shifen. Atë që ne e përceptojmë nga ky univers është shumë më pak se sa ajo që ne nuk e shofim. Në të gjitha këto Allahu u betua se Kur’ani është mrekulli qe ka buruar nga Ai, i Lartëmadhëruar është Ai, Kur’ani nuk ka mundësi të jetë nga ndonjë krijesë cila do qoftë ajo.: “Pra unë betohem në atë qe e shihni! Edhe në atë qe nuk e shihni! Se më të vërtetë ai (Kur’ani) është fjalë e (Zotit) që e lexon i dërguari i ndershëm. Ai nuk është fjalë e ndonjë poeti, po ju nuk besoni. Nuk është as fjalë e ndonjë falltori, por ju nuk përkujtoheni. Është zbritje prej Zotit të botëve! El vakiah 38- 43 Ky betim na paraqitet edhe në formë tjetër duke theksuar vendin dhe kohën se bashku si dhe duke përfshier në vete edhe gjallesa tjera të cilat janë drejtuar drejt fundit të tyre të gaditur. Dalin nga errësira e natës qe ti paraqiten kjartësisë së ditës, i dhan lamtumirën lëvizjes së ditës dhe presin qetësinë e natës. Kështu sillet toka duke përqafuar faqet e yjëve natën pas të ketë notuar ditën për një kohë në rrezet e diellit. “ Betohem fuqimisht në yjet që tërhiqen (ditën, e ndriçojnë natën). Që udhëtojnë e fshihen. Pasha natën kur ajo ia behën më errësirë. Pasha agimin kur ai merr frymë ( shkrep)! S’ka dyshim se ai (Kur’ani) është thënie e të dërguarit fisnik (që e pranoj prej Zotit). Që është i fortë dhe qe ka vend të lartë të Zoti i arshit.Që është i rrespektuar atje (në mesin e engjujve) dhe besnik. Nuk është i marrë shoku i juaj (Muhammedi a.s)” Et-tekvir 15-22 Ky Kur’an në të cilin bëhet betimi është fjala e pejgamberit fisnik, më të e dërgoi Zoti arshit të shënjt ta njoftoj jetën më të vërtetën El-hak e të mos humbet sado që të zgjat koha dhe sido që të marr jeta ndonjë trajtim gjatë përpjekjeve në këtë botë. Duke pas parasyshë se Kur’ani fisnik ishte bazë e civilizimit të madh njerëzore, ai ishte edhe motivues i revulucioni shpirtrorë e ideore, ai përcolli e përshkroj historinë e botës përgjatë etapave të ndryshme. Ne do mundohemi më ndihmen e Allahut ti skjarojmë shkurtazi disa specifika të lëvizjeve të cilat kan ndikim të pamohueshëm dhe të thellë në jetë. Është e vërtetë se suksesi i renesancave dhe qendrimi i tyre është i lidhur ngusht më ndjenjat dhe idetë,them troç avansimi dhe ngritja e vërtetë nuk mund të realizohet ndryshe përvetëmse duke u bazuar në ndjenjat fertile dhe ciltërsinë e ideve. Për atë është e domosdoshme qe revolucionet sociale të paraprihen nga revulucionet letrare, të cilat do ti mbushnin zemrat dhe mendjet më besim e mbështetje për ato revulucione. Popujt mund të ballafaqohen më lëkundje të përkohshme, madje thymje të ndryshme apo edhe triumfe e fitore të shpejta, civilizimet mund të ballafaqohen më fenomenin e baticës dhe zbaticës për shkaqe të ndryshme qoftë lokale apo edhe personale.Në të gjitha këto çështje historianët i shikojnë më një sy vrojtues pa pritur ndonjë rezultat afatgjatë. Ndërsa renesancat të cilat shoqërohen më vigjilencë të gjere njerëzorë e përmbushen me emocione vullkanike dhe shiket profande, këto çështje janë të rrëzikshme dhe më konsekuenca.!! Për shëmbull sot shofim atë se çka bëri Muhamed Ali Pasha, mëkëmbësi i Egjiptit para një shekulli, ky njeri ka ba ndryshime gjigante dhe esenciale në tërë vendin, triumfet e tij ushtarake ishin shumë të mëdha saqe nuk mbahen mend më shekuj, ky njeri i mbushi më frikë zemrat e armiqëve të tij. Kështu këto vënde u bashkuan kundër tij dhe iu kundërvyen të gjithë se bashku dhe e munden atë në tokë dhe në det. Mesa vdiq ky burrë më të vdiq edhe rënesanca që e ndërtoj ai.! Athua përse ? Ngase kjo renesance nuk kishte rrenjet ne ndjenjat e populates se pergjitheshme, poashtu kjo renesance nuk kishte me vetee gard shkrimtaresh e ideologësh të cilët do ta prezantonin atë, po ashtu rreth kësaj renesancë nuk u afruan dietarët e letrarët, të cilët duhej ta përcillnin rrënjën e kësaj renesancë në trollin e duhur ku do i garantohej jeta e ti garantohej zhvillimi dhe vazhdimi i saj. Krahaso këtë lëvizje që e bëri ushtaraku Muhamed Ali dhe lëvizjen që i parapriu kësaj lëvizje disa vite, kam për qellim lëvizjen e të drejtave të njeriut në Francë. Kësaj lëvizje i paraprinë përpjekjet e dietareve,letrave e publicistëve, të cilët mbollën në gjak këtë lëvizje dashurinë për lirinë dhe urrejtjen për padrejtësinë. Artikujt e tyre shtonin flaken e dashurise në zemrat e publikut dhe ndriconin rrugën e ardhmnerisë dhe aktualitetin. Krahaso gjithë ashtu edhe këtë lëvizje edhe më revulucionin e klasave të cilen e ndezën rusët. Ata ban që propaganda tërheqëse ti paraprinte dhe të përcillte revulucionit. Formuan parimet e tyre i bazuan në shpresat e ëndërrat e atyre qe ishin të shtypur dhe ëndërrat atyre e ambicioze..Në çfardo rasti kur pësonin ndonjë humbje e raamje, së shpejti gjenin kush u dilte në ndihmë në përpjekjet e reja të revulucionit me shpresa afatëgjate. Një gjë e tillë vërteton atë që tham më parë se ngritjet e mëdha nuk qendrojnë e vazhdojnë për vetëmse sa është lidhëshmëria e ndjenjave dhe ideve më vete shpirtin dhe mëndjen e njeriut. Renesanca që shoqëroi Kur’anin është një shoqërim i ditës me diellin. Ajo gjet shkaqet e jetës dhe lulëzimit në këtë libër në atë mënyrë që fascionon mëndjet e mendimtarëve. Ky Kur’an i siguroj rënesancës Islame elemente të ekzistencës dhe kompletimit në atë mënyrë që nuk do arrinin formonin njëmijë minsitri të propagandas që do të rreshtohenin për të ushqyer ndjenjat e emocionet dhe mendimet më mijëra filma vigjilentë dhe oratorë të rangut të lartë. Ky Kur’an ishte për lëvizjen Islame gazeta, radio, libër dhe oratoria e saj. Nga ajetet e tij u lekundën e dridhen breza e breza te stagnuara ku morrën dridhjen e jetës, më ndihmën e tij i thyen prangat e xhahiljetit të parë ku mbi të ndërtuan një rënesancë të re e cila u karakterizua më të vërteta dhe llogot e veta: rënesance e cila nuk u ndertua e nuk u nis vetëm nga një njeri dhe të vdes më të, por kjo rënesancë buron nga thellësitë e shpirtërave të cilët besuan fuqimisht e padyshim dhe më bindje. Në atë mënyrë që pothuejse secili nga këta bartës të këtij misioni janë njehërit edhe : “Thuaj : “Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjeshtë për Allahun Zotin e botëve! Ai nuk ka shok ( nuk adhuroj tjetër) Më këtë.( thjeshtësi të adhurimit vetëm për Zotin) jam I urdhëruar dhe jam i pari i muslimanëve (i pari që e pranoi dhe i bindem)! El-enaam 162-163. Islami persosi lidhjen e mesazhit të vet qiellor më ata që e pranuan atë si dhe jetës të cilën deshirojnë ta jetojnë ata. Kur’ani ishte mbështetës esencial e shpirtërore dhe mëndore i përpjekjeve të ndjekësve të vet dhe i punës së tyre të sistematizuar në orientimin e tyre në jetë si dhe riorientimin e saj në baza më të forta. Kur hyjmë në kapitullin e krhasimit në mes shtyllave letrare të revulucioneve të ndryshme, gjejmë se lidhëshmëria e muslimanit më Kur’anin është shumë më e fortë dhe e pastër se sa lidhëshmëria e komunistëve më librin e “Marksit” e të tjerëve. Si dhe të demokratëve më librin e “Ruso” e të tjerëve. Vërshimi ideor qe nep Kur’ani dhe çlirimi i gjokeseve nga ai rritë entuziazmin për të, ai është largë krahasimit më çfardo rënesance dhe revulucioni qoftë në të kaluaren e lashtë aapo edhe të afërt. “ A nuk e shf se shpata prêt më forcën e vet edhe nëse thuhet se shpata lëvizen nga shkopi” Suksesi i propagandës shpirtërore dhe ideore që Kur’ani e krijojë ( në zemrat e mendjet e besimtarëve),ai hodhi dobësinë në zemrat e armiqëve të vet. Ata e luftuan atë (Islamin e Kura’anin ) por në zemrat e tyre kishte dyshim në qëndrimet dhe çështjet e tyre. Egzistojnë më mijëra njerëz që e luftojnë Islamin e në mbrendine e tyre kan rrespekt për të vërtetën e tij dhe vërtetojnë mesazhin e tij. Kur’ani shtroj argumentet e veta dhe metodat e veta në mënyrë të qartë e të prerë çka nuk la vend për dyshim që mund të depërtonte në shpirtërat e njerëzve, thirrja e tij ishte e lartë sa nuk tejkalohet. Nuk ka sukses më të madh për mesazhin sesa kur armik e ndien në mbrendinë e vet se ai nuk është në të drejtë. Nuk ka sukses më të madh për mesazhin se sa kur ky mesazh arrinë të ndikoj në radhët e armikut deri në atë shkallë që të ndaj njeriun nga vetëvetja e tij!? Kur’ani arriti të ketë këtë ndikim tek miqët dhe armiqët me disa sekrete e mrekulli të cilat i prezentuan dietarët nga libri i Zotit dhe disa sekrete të amshueshmërisë të cilën ia dha Zoti ajeteve të tij.Adhuruesit e mrekullive materiale nuk i pëlqenin këto konsekuenca të ndikimit të tij. Ata thonin Duke shpresuar : “Sikur të ishte ndonjë Kur’an që më të do të ecnin malet, që më të do të plasej toka, që më të do të flisnin të vdekurit” Er-rra’d 31 Jo. Më këtë Kur’an ecin burrat ( njerëzit), më të ndreqet toka e më të flasin të gjallit. Ky libër riformon jetën në modele të reja, e shpirtërave iu kthen shikimin e shëndoshë , njerëzit i mbron nga e keqja e djajëve, ndytësitë e të marrëve dhe traditat e injorantëve dhe mohuesve. Ky është libri i ekzistences, atë e njef kush njef vetën e vet dhe kush din qellimin e jetës së vet që nga fillimi e deri në mbarim, ndërsa mohuesit do ta dijn të vërtetën e tij nesër nëse nuk e dijn sot. “ Jo, (ata nuk besojnë) se e tërë çështja i takon vetëm Allahut. A nuk e kanë të qartë ata që besuan se, sikur të donte Allahu do ti drejtonte në rrugë të drejtë të gjithë njerëzit, por ata që nuk besuan e për shkak të asaj që bënë, do t’i godas vazhdimisht fatkëqësi e kohës ose do ta rrethojë ( fatkëqësia) vendin e tyre deri sa të vijë urdhëri i Allahut. Allahu nuk e then premtimin” Er-rra’d Kur’ani View High function Poezi islame |
|
|||||||||
![]() |